MPB: 263 shoferë të dënuar për vozitje të shpejtë në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni informon gjatë ditës së djeshme (12.02.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me çka janë gjobitur 263 drejtues automjetesh.

Prej tyre 19 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy vetura me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Gjithashtu, 160 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në një zonë të populluar dhe 103 nga një zonë e banuar.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

263 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Story i radhës

Vaksinat kundër Covid-it, ISHP: Nuk e ndryshojnë ADN-në tuaj

Të fundit nga