Mozzik bën veprimin e papritur ndaj Noizy-t! Dy reperët i japin fund miqësisë, pas aludimeve për lidhje intime me Loredanën!

July 17, 2022
min lexim

Ndonëse fillimisht u duk si një lojë marketing për të promovuar këngët e tyre të fundit, marrëdhënia mes Mozzik (Gramoz Aliu) dhe Noizyt (Rigels Rajku) duket se është krisur dhe ata mund t’i kenë dhënë fund edhe miqësisë së tyre.

Ditën e sotme fansat kanë vënë re se dy reperët kanë fshirë bashkëpunimin muzikor të titulluar “Bonjour Madame”. Kënga e tyre u publikua në tetor të 2021 dhe asokohe bëri jo pak zhurmë. Dy artistët u shfaqën disa herë bashkë e madje realizuan edhe video-live në rrjetet sociale ku dukej se kishin krijuar një shoqëri të mirë.

Kënga ka qenë në kanalin e YouTube të Mozzik dhe ka gjasa që të ketë qenë pikërisht ky i fundit ai që ka vendosur të fshijë projektin e tyre të përbashkët duke konfirmuar atë që përflitet prej kohësh: dy reperët nuk janë më miq.

Për më tepër ata kanë fshirë edhe postimet e tyre me njëri- tjetrin në rrjetet sociale.

Ironizimet në rrjetet sociale

Një muaj më parë Noizy bashkëpunoi me ish-partneren e Mozzik, Loredana, me të cilën solli një këngë me titull ‘Heart Attack’. Në të njëjtën ditë u lançua dhe bashkëpunimi i Mozzik me Butrint Imerin dhe Tayna-n me titullin “Pare”. Artistët u duk se u vunë në një garë me njëri-tjetrin se kush do merrte më shumë klikime.

“Mos harroni diçka… Shohim se kush është trending në vendin e parë. Trending nuk blihet”– shkroi Noizy në një status duke nënkuptuar se Mozzik kishte blerë klikime. Në një postim tjetër ai i bëri ‘tag’ Denis Avdiut i cili është pjesë e ‘AVD Digital’ dhe ka qenë bashkëpuntor i këngës së Butrintit, Taynës dhe Mozzik. Teksa postoi foton me profilin e Denisit, reperi shkroi krahas saj: “Ky është kingu që shpëton këngëtarët me klikime nga Pluto dhe Jupiter, @avdiudenis legjend bravo”.

Për më tepër, në rrjet ka patur aludime lidhur me raportin e Noizyt me Loredanën dhe dyshime se mes tyre ka patur diçka më shumë se miqësi dhe bashkëpunim. Madje, Cllevio ka bërë një deklaratë të fortë duke u shprehur para sherrit me Noizyn: “E dini çfarë mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj Noizy s’flet më me Mozzikun”.

Mungesa e Mozzik në koncertin e Noizyt

Në muajin gusht Noizy do mbajë një koncert në Tiranë, që e ka konsideruar si më të madhin ndonjëherë në vendin tonë. Ai ka ftuar artistë të shumtë shqiptarë për të performuar krah tij si Finem dhe Solo, Ledri Vula, Ardian Bujupi, Dhurata Dora, Kida, Duda, Yll Limani, Loredana etj. Që në fillim u vu re mungesa e Mozzik.

Noizy kishte ftuar të gjithë artistët me të cilët ka bashkëpunuar, pasi ashtu siç tha edhe vetë, të ketë mundësi që këngët e tyre t’i këndojnë bahskë në koncert dhe jo vetëm. Mirëpo, në këtë list nuk kishte vend për Mozzik.

Deklaratat e Feros

Para disa muajsh Feronit Shabani i njohur thjesht si Fero sulmoi dy reperët në rrjetet sociale. 24-vjeçari në një live në Instagram ka deklaruar se Mozzik e ka shtyrë të shajë Noizy-n, S4MM dhe Gjikon. Ai bëri akuza edhe më të rënda ndaj reperit duke thënë se ka qarë sepse Noizy e ofendoi me mesazhe.

“Me Noizyn, me S4MM, me Gjikon unë nuk kam pasur asgjë me ta. Unë kam ndenjur në një banesë me Mozzikun, Mozziku më ka folur keq për Noizyn. Kur Noizy i ka dërguar mesazh Mozzikut duke e sharë, unë jam sharë me Noizyn. Mozziku është bërë bashkë me Noizyn. Mozziku më ka thënë mua shajt Gjikon, me qenë kundër Gjikos, kur i kam parë bashkë. Unë për Mozzikun dhe Getinjon jam kapur me një estradë. Unë me S4MM nuk kam pasur asgjë, Mozziku ka qarë sepse Noizy i çoi mesazh dhe e ofendoi”, -u shpreh Fero.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes dy reperëve dhe kush është shkaku i prishjes së miqësisë, por me siguri e vërteta do zbulohet shumë shpejt.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tinguj në kishën e vjetër/ Objekti mesjetar i Shën Premtes kthehet në skenë për muzikantët e rinj

Story i radhës

Besiana e Ertan Xhihiqit me kapiten Vokrrin në vitin 1997, Fatmir Namani kujton fitoren në Turqi

Të fundit nga

ShkoLartë