Në orët e mëngjesit moti i ndryshueshëm me vranësira, në pjesët perëndimore me shi lokal. Gjatë ditës kudo me diell me vranësira të vogla deri mesatare, me erë dhe dukshëm më freskët.
Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, veçanërisht e shprehur përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore (në shumë vende me shpejtësi mbi 60 km/orë).
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 22 deri 30 gradë. UV=8.
Në Shkup me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare dhe me erë të fortë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 28 gradë.
Nga e premtja deri të dielën do të mbajë mot stabil me netë të freskëta dhe temperaturë mesatare ditore.
Burimi: TV21