Mos ndoshta Megan Fox sapo na zbuloi me “stil” se është në pritje të ëmbël?

1 minut lexim

Megan Fox u shfaq në videoklipin e këngës së re të Machine Gun Kelly ‘Lonely Road’ me barkun e rrumbullakosur, duke ngritur pikëpyetje te fansat nëse kjo është një shtatzëni e vërtetë.

Aktorja 38-vjeçare në videon e këngës shfaqet me barkun dukshëm të fryrë. Në fakt, në fund të klipit ajo dhe partneri i saj janë duke luajtur me një vajzë të vogël.

Titujt e fundit i hutuan edhe më shumë fansat, pasi në një moment shkruhej: “Prezantimi: Baby Violet Leika”.

Përdoruesit e mediave sociale kanë vënë në dyshim nëse Fox është shtatzënë në jetën reale. Të tjerë e uruan çiftin pa pritur asnjë konfirmim. Megjithatë, shumë veta theksuan se Fox bëri disa paraqitje publike këtë verë ku nuk dukej shtatzënë. Presim reagimin e dyshes për të mësuar sesi qëndron e vërteta.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Hummels shtyn testet mjekësore para transferimit në Bologna

Story i radhës

Koci flet nga Beogradi, zbulon se çfarë po kërkon policia serbe për ta lëshuar trupin e Faton Hajrizit

Të fundit nga