Mos ma barazoni UÇK-në me individë, kushdo qofshin ata, edhe nëse janë kanë eprorë e komandantë të UÇK-së. Ai prapë mbetet individ! UÇK-ja ishte më shumë sesa disa eprorë të saj!
Tek e fundit, këta eprorët e UÇK-së ishin me vite e vite me vonesë të inkuadruar në UÇK. UÇK-ja nuk i ka themelet prej tyre. UÇK-ja është themeluar me Zahir Pajazitin e Adem Jasharin.
Ndoshta edhe një dekadë më herët para se këta zhvatësit e pasluftës ishin inkuadruar në UÇK!
Krejt po harroni që menjëherë pas çlirimit, prullat “UÇK e nxane”, “Mos e prek UÇK”, ishin shkruar prej tyre dhe jo prej qytetarëve! Jemi dëshmitarë të kësaj epoke të pas çlirimit!
Jemi dëshmitarë edhe të pasurimit të këtyre individëve deri në qindra milionë euro në Kosovën e varfër, ku ushtari i UÇK-së, kontrollon çdo mëngjes kontenjerët për të gjetur ushimin që mund të kalojë edhe një ditë pa vdekë!
Krejt po harroni se dhjetëra ushtarë të UÇK-së kanë bë vetëvrasje përshkak të kushteve të rënda për jetësë, ndërsa eprorët e tyre nuk janë ngi me miliona.
Krejt po harroni… me nis me i përmend, bëhet mëngjes çka ka për të thënë e shkruar.
Më e keqja është se po i harroni familjet e viktimave që janë në luftë e pasluftës.
A janë tradhtarë ata që po kërkojnë të dinë të vërtetën se kush ua vrau familjarët dhe cila ishte arsyeja?
A janë tradhtarë fëmijët e viktimave që në atë kohë mbetën jetim në moshën më të re…?
A janë tradhtarë nënat dhe gratë e këtyre viktimave që duan të dinë të vërtetën?
Mosni ju lutem!
UÇK-ja nuk ka mbetur në disa emra – ajo është më e madhe. UÇK-ja është Kosova, liria që sot po e gëzojmë! Megjithatë, kjo liri është larë me gjak edhe pas luftës! Mjerim!
Në anën tjetër, themelimi i Gjykatës Speciale ishte bë në Kuvendin e Kosovës, me një presion të hatashëm në atë kohë, pikërisht nga njerëzit që janë thirrut në emër të UÇK-së.
Ishte presidenti i asaj kohe, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe shumë deputetë të PDK-së, që ishin pjesë e luftës e thirreshin në luftën e UÇK-së, saherë që u është dashur.
Azem Syla, Xhavit Haliti, Agim Çeku, Bekim Haxhiu, Elmi Reçica, Latif Gashi, Adem Grabovci, Rrustem Mustafa – Remi, të gjithë këta ishin emra të mdhenj të UÇK-së!
Me presionin e tyre, deputetët e PDK-së e votuan Gjykatën Speciale.
Themelimin e Gjykatës nuk e votuan AAK-ja e vëllezërve Haradinaj, dhe Lëvizja Vetëvendose.
Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO