Alvaro Morata nuk e ka fshehur asnjëherë faktin që dëshiron të qëndrojë te Juventusi dhe pret klubin bardhezi që të ushtrojë të drejtën e blerjes së tij nga Atletiko e Madridit.
Por ndërsa merkatoja nuk ka nisur ende dhe është i angazhuar me kombëtaren, sulmuesi nuk heziton të flasë për të ardhmen.
“E ardhmja ime nuk varet nga unë dhe në këtë pikë nuk mund të bëj asnjë gjë. Dua të qëndroj i përqendruar, por gjithsesi jam informuar që ka disa klube që kanë shfaqur interes për mua.
Nuk kam ndër mend të merrem tani me këtë gjë, pas kombëtares do të vendos”, është shprehur Alvaro Morata pa zbuluar emrat e klubeve të tjerë që e ndjekin.