Adriana Matoshi flet për herë të parë për ndarjen nga Keith: Ai ka qenë shumë më i ri në moshë

Aktorja e njohur nga Gjilani, Adriana Matoshi, disa muaj më parë i ka dhënë fund lidhjes me futbollistin afrikano-belg, Keith Groeneveld.

Ndarja e tyre është konfirmuar nga ky i fundit, i cili kishte dhënë një deklaratë dhe mes shumë gjërash tha se ruan respekt të madh për Matoshin.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për herë të parë për ndarjen në një intervistë për ATV.

Ajo thekson se Keith i ka qëndruar pranë tejet shumë gjatë operacionit, por edhe më përpara.

“Jeta është kështu, duhet ta pranosh çdo gjë si rrjedh gjatë jetës. Është e vërtetë Keith më ka ndenjur shumë afër gjatë operacionit, më ka shikuar shumë. Edhe kur kam qenë keq, edhe përpara kur kam qenë mirë. Jam falënderuese deri në qiell”, u shpreh ajo.

Image

Adriana dhe Keith

E njëjta tutje shton se njëra nga arsyet ishte saktësisht mosha, pasi Groeneveld ishte shumë më i ri se aktorja dhe se duhej të ecte përpara e më pas të krijonte familje.

“Është e vërtetë që unë me Keith nuk jemi më. Nuk jemi ndarë duke u përlarë, nuk jemi ndarë duke u sharë, nuk jemi ndarë duke urryer. Thjesht jemi ndarë se e kemi parë të arsyeshme që të mos jemi më bashkë. Ka shumë arsye brenda përse. Mund të them shlirë nëse unë kisha menduar vetëm për veten time unë isha akoma bashkë, kam menduar për më larg. Nuk kam thënë që do të zgjasë tërë jetën. Nuk kam qenë e gatshme, Keith ka dashur shumë të krijoj familje. Nuk kam dashur edhe një fëmijë tjetër. Ai ka qenë shumë më i ri në moshë. Ai duhet të fokusohet në punë, në karrierë e në fund edhe në familje. E ndjej shpirtërisht që jam te Keith dhe Keith është te unë”, tha artistja e njohur.

Adriana duhet theksuar se është nënë e katër fëmijëve nga një marrëdhënie e mëparshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Morata nuk e ka fshehur asnjëherë…

Story i radhës

Rusët hedhin të gjitha rezervat e tyre në Severodonetsk

Të fundit nga