Monza nuk ka ndërmend të ndalet në këtë merkato pas arritjes historike të kalimit në Serie A.
Me president Berlusconin dhe drejtues sportiv Gallianin, Monza po kthehet në një ekip jo vetëm për të siguruar mbijetesën, por pse jo edhe më shumë.
Planet dhe pritshmërite e krerëve janë të mëdha dhe duket sikur një tjetër Milan po krijohet.
Lojtari i radhës që është piketuar është Gonzalo Villar. 24-vjeçari që pikasi disa sezone më parë në Spanjë, u ble nga Roma, por deri më tani nuk ia ka dalë te jetë në planet e teknikut, Jose Mourinho.
Monza tenton të përfitojë nga situata e lojtarit në klubin kryeqyetas, për ta marrë atë në gjirin e saj ku padyshim që t’i premtoheshin më shumë minuta.