momenti kur ronela hajati ben shqiponjen dhe valevitet flamuri kombetar shqiptar ne eurovision 2022 627ac898cae5c

Momenti kur Ronela Hajati bën shqiponjën dhe valëvitet flamuri kombëtar shqiptar në “Eurovision 2022”

May 10, 2022
1 minut lexim

Ka filluar nata e parë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision 2022”.

Artistja Ronela Hajati, e cila sivjet përfaqëson Shqipërinë, ka bërë hapjen e festivalit me “Sekret”.

Ajo ka bërë një interpretim të mrekullueshëm me një koreografi të veçantë të përgatitur prej disa muajsh me balerinën Klaudia Pepa.

Derisa ishte duke kënduar, duartrokitjet e brohoritjet nuk u ndalën nga publiku të cilët duket se e mirëpritën këtë projekt.

Krejt në fund, Hajati bëri shqiponjën si dhe në sallë nuk mungoi flamuri kombëtar shqiptar i cili po valëvitej nga mbështetësit e 32-vjeçares.

Nata e dytë gjysmëfinale mbahet më 12 maj, kurse finalja e madhe pritet të mbahet të shtunën (14 maj).

Në edicionin e 66-të të Eurovisionit do të konkurrojnë gjithsej 17 vende, ndërsa vetëm dhjetë prej tyre do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.

“Eurovision 2022” është duke u zhvilluar në arenën “Pala Alpitour” në Torino të Italisë.

Moderatorët në këtë edicion janë: Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

orkestra kalush e ukraines performon ne gjysmefinalen e eurovizionit 627ac892e75d5
Story i mëparshëm

Orkestra Kalush e Ukrainës performon në gjysmëfinalen e Eurovizionit

thaci gjyqtaret e demtuan hazirin 627ac89e943b3
Story i radhës

Thaçi: Gjyqtarët e dëmtuan Hazirin  

Të fundit nga

ShkoLartë