Të hënën në fshatin Arllat të Drenasit është gjetur një kasetbombë.
Lajmin e ka dhënë administratori i fshatit, Shumzim Bujupi.
Ai ka postuar edhe një video nga momenti i shpërthimit të saj.
Bomba është gjetur larg një shtëpie të ndërtuar në lagjen Bujupin.
Ai ka falënderuar ekipin e FSK-së të cilët në mënyrë profesionale e shpërthyen bombën e mbetur nga koha e bombardimeve të NATO-s.