SHISH raportoi në Komisionin e Sigurisë/ Salianji: E konfirmoi që ka pasur rrjedhje sensitive të të dhënave nga sulmet kibernetike

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar nga foltorja e Parlamentit se si pasojë e sulmeve kibernetike, ka patur rrjedhje të të dhënave sensitive.

Kjo sipas tij, është konfirmuar nga ana e SHISH gjatë raportimit të përfaqësuesve të tyre në Komisionin e Sigurisë.

Salianji: Ajo që tha kryeministri, ishin të pavërteta të mëdha. Sot për aq sa më lejon të thuhet, një institucion që është më prestigjozi e konfirmoi se ka rrjedhje të dhënave sensitive. Në një mbledhje me dyer të mbyllura. Ka prekje të sistemeve që nuk duheshin prekur sidomos në Policinë e Shtetit. Ka përgjetgjësi të drejtë qeveria. Sa shpenzon Shqipëria sot për mbrojtjen kibernetike. A ka ndodnjë shpenzim për mbrojtjen dhe më pas hajde flasim për përgjegjësinë. Të gjitha hetimet janë mbyllur për rrjedhjen e të dhënave.

Salianji preku edhe çështjen e financimeve ruse në Partinë Demokratike. Ai deklaroi se kjo çështje duhej adresuar që më parë duke marrë masa ligjore dhe të mos përdorej politikisht për interesa të vogla.

Salianji: Një çështje që u hap këtu ishte çështja ruse. Ne i besojmë SHBA-së, po kjo është një çështje shqetësuese. Si kryeministri i Shqipërisë, kanë dështuar institucionet. Nëse kanë hyrë para ruse, duhet të bënte mbledhje tamam në Parlament. Hajde bëjmë një ligj të ashpërsojmë. Nuk duhet që të përdoret për interesa të vogla politike, përdorimi i parave ruse. Nëse i intereson të përdorë politikisht dikë, hajde silleni ta diskutojmë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Momenti i shpërthimit të bombës në Arllat të Drenasit

Story i radhës

Luhatjet hormonale: ndryshime që ndikojnë në humor

Të fundit nga

Keqardhja e milanistit

Tijjani Reijnders ishte një nga afrimet e shumta të Milanit gjatë verës së kaluar. Mesfushori holandez