momente paniku ne fluturimin tirane napoli avioni qendron 20 minuta ne ajer mes stuhise dhe rrufeve 6acb3ff36dd7a

Momente paniku në fluturimin Tiranë–Napoli! Avioni qëndron 20 minuta në ajër mes stuhisë dhe rrufeve

October 11, 2026
1 minut lexim

Një fluturim i kompanisë Ryanair nga Tirana drejt Napolit është shoqëruar me momente tensioni për pasagjerët, pasi avioni nuk arriti të ulej në aeroportin e destinacionit dhe qëndroi për rreth 20 minuta në ajër, në pritje të kushteve të përshtatshme për ulje.

Situata u bë edhe më shqetësuese për shkak të një stuhie të fortë, të shoqëruar me rrufe pranë avionit.

Sipas mediave, pasagjerët përjetuan minuta ankthi, ndërsa avioni qëndronte në ajër deri në krijimin e kushteve të favorshme për ulje.

Ajo që duhej të ishte një udhëtim i zakonshëm mes Tiranës dhe Napolit u shndërrua kështu në një përvojë të frikshme për personat në bord.

Nuk ka të dhëna të mëtejshme për ndonjë incident gjatë fluturimit apo për probleme pas uljes së avionit

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te pakten 12 te vdekur dhe 309 te lenduar nga sulmi ne aeroportin e riadit 6acb243203312
Lajmi i mëparshëm

Të paktën 12 të vdekur dhe 309 të lënduar nga sulmi në aeroportin e Riadit

abbas shtyn zgjedhjet ne palestine deri me 11 shtator 2027 6acb406b543a1
Lajmi i radhës

Abbas shtyn zgjedhjet në Palestinë deri më 11 shtator 2027

Të fundit nga

ShkoLartë