moment i vecante per shqiperine ne parlamentin evropian eurodeputeti irlandez mban fjalim me bluzen e kombetares kuqezi 6285d307d34a9

Moment i veçantë për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, eurodeputeti irlandez mban fjalim me bluzën e kombëtares kuqezi

May 19, 2022
1 minut lexim

Një moment i veçantë ka ndodhur për Shqipërinë gjatë seancës së Parlamentit Europian këtë të mërkurë, ku eurodeputeti irlandez Ciaran Cuffe, ka mbajtur një fjalim i veshur me fanellën e kombëtares shqiptare.

Gjatë fjalës së tij përballë ligjvënësve evropianë Cuffe tha se Shqipëria ka bërë progres në proceset integruese dhe theksoi se ka ardhur momenti që të hapen menjëherë negociatat për anëtarësim në BE.

“Lufta në Ukrainë na tregoi, se paqja është e brishtë. Në vitet 90, vendet e Ballkanit Perëndimor na e rikujtuan këtë. Nuk duhet të harrojmë kurrë, se vetëm përmes dialogut, mund të kapërcejmë urrejtjen, dhunën dhe përplasjet midis kombeve. Bashkimi Europian është një forum për shtet anëtare për të gjetur kompromise përmes fjalëve dhe jo armëve.

Duke pushtuar Ukrainën, Rusia sfidoi këto vlera themelore. Vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë me ne këto vlera, por spektri i luftës rëndon mbi rajonin.

Unë kam qenë në Shqipëri së fundmi, siç mund ta shihni dhe pashë për herë të parë zhgënjimin në rritje me procesin e integrimit europian. Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha ndaj ne duhet të hapim menjëherë negociatat e anëtarësimit.

Nëse nuk e bëjmë jo vetëm që ne nuk do jemi në lartësinë e përgjegjësive tona, por ne rrezikojmë që të rrisim ndërhyrjen e atyre që përdhosin vlerat tona”, tha Cuffe.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ish koloneli rus kundershton deklaratat e meparshme qe kritikonin luften e rusise ne ukraine 6285ca9be98f6
Story i mëparshëm

Ish-koloneli rus kundërshton deklaratat e mëparshme që kritikonin luftën e Rusisë në Ukrainë

arta nitajt shfaqet provokuse ne paraqitjet e fundit ekspozon gjoksin 6285d34a99a95
Story i radhës

Arta Nitajt shfaqet provokuse në paraqitjet e fundit, ekspozon gjoksin

Të fundit nga

Kur seksi i rastësishëm është ide fantastike

Ndonjëherë seksi i rastësishëm mund të bëjë që ta gjeni veten duke ndarë shtratin me njerëzit që nuk do të ndanit as ashensorin. Dëgjo këtë artikull tani… Kur seksi i rastësishëm është

Moti për sot: I vranët dhe me reshje shiu

Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku lokalisht mund të jenë intensive. Reshjet më të pakta pritet të jenë në zonat perëndimore, veriperëndimore dhe veriore, ndërsa më të
ShkoLartë