Moldavia insiston në anëtarësim të plotë në BE

May 25, 2022
1 minut lexim

Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita, mirëpriti lëvizjet për të rritur bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, por tha se nisma të tilla nuk mund të zëvendësojnë procesin për anëtarësim në bllok.

Moldavia ka shtyrë përpara përpjekjet për t’iu bashkuar BE-së pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, luftë e cila po kërcënon që të përhapet edhe në Moldavi.

Ne mirëpresim çdo mekanizëm që na sjell më afër njëri-tjetrit, duke përmirësuar bashkëpunimin tonë, për aq kohë sa këto nuk e zëvendësojnë rrugën drejt anëtarësimit”, tha Gavrilita gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Më herët gjatë këtij muaji, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sugjeroi se në vend që ofrimit të anëtarësim në bllokun evropian, duhet të krijohet një entitet paralele, ku do të mund të anëtarësoheshin shtetet aspiruese siç janë Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia. Këtë organizatë ai e quajti “komunitet politik evropian” dhe tha se aty mund të bëhen pjesë të gjitha shtetet demokratike evropiane që ndajnë vlerat thelbësore të bllokut.

Por, Gavrilita tha se vetëm anëtarësimi i plotë në bllok do të mund t’iu ofronte përfitime të plota shteteve aspiruese dhe një vend të qëndrueshëm në një komunitet me vlera të përbashkëta, siç është BE-ja.

Ne fuqishëm besojmë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është në fakt ajo që shpërndan këtë paqe, stabilitet, prosperitet të bazuar në vlera dhe ne duam të jemi pjesë e botës së lirë dhe të kësaj familjeje të BE-së”, tha ajo./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti kujtoi 21 vjetorin e rënies së Fadil Nimanit-Komandant Tigrit

Story i radhës

Besimi në Forumin “Euromani” – Kemi qasjen e duhur për tejkalimin e krizës

Të fundit nga

ShkoLartë