Modelja erotike del në gjyq për pengmarrjen dhe ‘flakjen’ e burrit me plumb në kurriz

June 1, 2022
1 minut lexim

Një modele e rrjeteve erotike që mburej për “specialitetin” e theksit të saj “australian seksi”, është akuzuar së fundmi për burgosje të jashtëligjshme, armëmbajtje pa leje, trafikim drogash dhe tentativë vrasjeje.

Modelja akuzohet mes të tjerash se ka mbajtur peng një burrë dhe më pas e ka flakur atë pranë një makine që digjej me një plagë plumbi në kurriz.

26 vjeçarja australiane Alice Weekes, e cila krijon përmbajtje për të rritur nën pseudonimin Poppy Days, u paraqit në gjykatë në lidhje direkte nga burgu, së bashku me bashkëpunëtorin  Leonard Wilkins, 36 vjeç.

Dyshja nga Adelaide, në jug të Australisë janë akuzuar për pengmarrje, armëmbajtje dhe trafikim drogash, pas denoncimit të një dëshmitari mbrëmjen e të shtunës.

Një dëshmitar kishte parë një automjet që digjej në Port Gawler dhe një burrë të plagosur,  të cilin e kishte shoqëruar për në spitalin e Lyell McEwin dhe më pas kishte njoftuar policinë.

Një nga disa prej plagëve te 31-vjeçarit ishte një plagë plumbi në kurriz, e cila për fat nuk rezultoi kërcënuese për jetën.

Pas telefonatës, policia e qytezës së Barossa kishte kontrolluar makinën e djegur Toyota të viktimës dhe nisi hetimet e skenës së krimit.

Viktima kishte vizituar shtëpinë e gruas për ‘një takim romantik’ kur tre njerëz të armatosur kishin hyrë brenda dhe e kishin lidhur e dërguar në me makinë ne Port Gawler.

Hetuesit thanë se më pas ata kishin liruar viktimën, i kishin vënë zjarrin makinës së tij dhe ishin larguar me një tjetër automjet.

Gruaja që dyshohet se është takuar me viktimën, është Alice Weekes, e cila ka më shumë se 10,000 ndjekës në rrjetin erotik me pagesë OnlyFans ku ajo poston video ‘boy/girl’, ‘girl/girl’ si dhe foto të ndryshme erotike.

Me pseudonimin Poppy Days, Alice premton materiale të vazhdueshme me theksin e saj “husky, sexy Aussie”.

Policia tha se hetimet vazhdojnë pasi “ky nuk është një incident i rastësishëm”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

(VIDEO) Shokohen qytetarët, çmimet shkojnë në “stratosferë”

Story i radhës

Dhjetë të plagosur dhe tre policë të lënduar pas të shtënave me armë në Charleston të SHBA-së

Të fundit nga

ShkoLartë