(VIDEO) Shokohen qytetarët, çmimet shkojnë në “stratosferë”

Ngritja e çmimeve të derivatëve të naftës dhe produkteve ushqimore ka bërë që sot pompat e benzinave dhe marketet të jenë të zbrazura. Ekipi televizionin Shenja sot ishte në disa markete në qytet dhe pa fluks të vogël të qytetarëve,  të cilët po blejnin gjëra ushqimore.

Disa qytetarë  të  intervistuar ankohen për çmime të ngritura dhe mungesë të disa produkteve, ndërsa  ata mandej kanë frikë se ende më shumë do të ngriten çmimet, të cilët theksojnë se varfëria është në prag.

QYTETAR

“Çmimet janë shtrejtuar shumë, miell nuk kishte, ishte shitur i gjithi, vaji ishte shtrejtuar, por jo sa thonin se është shtrejtuar 7 denarë, ajo ishte shtrejtuar më shumë se 7 denarë, tash isha në Stokomak dhe vaji ishte 144 denarë, dmth nga 124 denarë tani shitet 144 denarë, edhe produktet tjera janë shtrejtuar, tanë bleva edhe qumësht dhe e pashë që është shtrejtuar”.

QYTETAR

“Tani më dihet, gjithçka është shtrejtuar, gjithëçka është më shtrejtë, por sigurisht  do të bëhet ende më shtrejtë”.

QYTETAR

“Çdo ditë nga 3 deri 4 denarë i ngritin çmimet të gjitha marketet, populli nuk ka para, unë jam pensioner po duhet patjetër me punu edhe punë tjera se gjithçka është shtrejtuar”.

Ndërsa, një qytetar tjetër teksa po dilte nga marketi, deklaroi se nuk ka shtrejtim të çmimeve dhe ai ka blerë me çmimin e vjetër.

SINKRON:QYTETAR

“Çmimet ende nuk janë shtrejtuar, ja pra unë bleva sheqer për 55 denarë ashtu siç ka qenë më heret, ndërsa pritet rritje drastike të çmimeve, këtë e dinë të gjithë, me rritjen e benzinës për 9 denarë e gjysmë, që është shumë,  mendoj që deri në fund të vititi gjendja do të jetë kautike”

Edhe pompat e benzinës ishin të zbrazura, qytetarët nuk deshtën të flasin, por prapa kamerave thanë se veturat tani më janë mjete pune, e si do t’ia dalin nuk kanë ide as ata.

SAMIR MUSTAFA, GAZETAR

“Për dallim nga dita e djeshme, pompat e benzinës nga sot janë të zbrazura, pasi nga sot një litër naftë shitet për 95 denarë, ndërsa një litër benzinë për 104 denarë”.

Rritja e çmimeve të derivateve të naftës dhe produkteve ushqimore, vjen pasi qeveria nga 1 qershori rikthen TVSH-në dhe akcizën, që e kishte hequr më 9 mars të këtij viti.

Samir Mustafa /SHENJA/

Story i mëparshëm

Berisha: Ky është momenti, ëndërroj ta kualifikojmë Kosovën në Evropian

Story i radhës

Modelja erotike del në gjyq për pengmarrjen dhe ‘flakjen’ e burrit me plumb në kurriz

Të fundit nga