mjaft u justifikove cfare ka dalina buzi me sara

“Mjaft u justifikove”, çfarë ka Dalina Buzi me Sara Hoxhën?

December 10, 2022
1 minut lexim

Nga publiku Sara Hoxha konsiderohet si një nga konkurrentet më të mira të “Dancing With The Stars” .

Mirëpo duket se juria nuk është në një mendje me ta, bazuar në vlerësimet që i japin çdo javë.

Mbrëmjen e djeshme partnerja e Ledrit dhe Luixhino kërcyen një vals nën tingujt e këngës së Elvana Gjatës “Më fal”.

Dyshja u vlerësuan vetëm me 38 pikë nga 50 të mundshme në total, pasi jurisë i ishte shtuar edhe këngëtarja e njohur, Elvana Gjata.

Sara Hoxha u kritikua nga anëtarët e jurisë të cilët e vlerësuan performancën e saj si të ftohtë dhe pa emocion.

Konkurrentja e “DWTS” sigurisht e mbrojti veten duke u shprehur se kishte shumë pak ditë për tu përgatitur.

“Kishim vetëm 4 ditë kohë të mësonim kërcimin, të mësoja unë të aktroja…”, tha Sara.

Mirëpo në këtë moment ajo u ndërpre nga Dalina Buzi e cila duket se nuk i përton komentet e saj. Ajo i tha Sarës se vetëm justifikohej.

“Sara këtë nuk duhet ta thuash më kurrë se e ke bërë si justifikim. Këtë nuk duhet ta thuash më kurrë, nuk na intereson më shpirt se çdo njeri këtu do thotë kam 4 ditë kohë. Në fund ne duam të shikojmë kërcimin”, u shpreh ajo.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

blendi fevziut ia publikojne foton me floke hiqe aman 6394846e6e4de
Story i mëparshëm

Blendi Fevziut ia publikojnë foton me flokë: Hiqe aman

ishte e tmerrshme momenti i shperthimit te fuqishem ne bllokun e banesave ne jersey zjarri dhe tymi mbulojne vendin 63948742ac5e6
Story i radhës

“Ishte e tmerrshme”- Momenti i shpërthimit të fuqishëm në bllokun e banesave në Jersey, zjarri dhe tymi mbulojnë vendin

Të fundit nga

ShkoLartë