“Ishte e tmerrshme”- Momenti i shpërthimit të fuqishëm në bllokun e banesave në Jersey, zjarri dhe tymi mbulojnë vendin

Një person ka vdekur dhe rreth 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi në një bllok banesash në Jersey.

Ngjarja ndodhi pak para orës lokale 04:00. Dy persona të tjerë janë plagosur në këmbë nga shpërthimi dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në një video të publikuar shihet momenti kur ndodh shpërthimi i fuqishëm dhe flakët mbulojnë bllokun e banesave.

Policia konfirmoi se dhjetëra banorë rezultojnë të zhdukur. Oficerët kanë rrethuar një pjesë të madhe të St Helier pasi një person u raportua i vdekur, ndërsa i kanë bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë larg zonës përreth malit Bingham.

Ndërkohë dhjetëra persona të tjerë janë evakuuar nga zona ishin dërguar në bashkinë e St Helier.

Vendasja Janice Byrne, e cila jeton në banesat përballë, tha: “Ishte e tmerrshme. Pati një shpërthim të madh dhe ndërtesa u drodh.”

Jersey Channel islands explosion pic.twitter.com/KqEUDtyqTo

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Mjaft u justifikove”, çfarë ka Dalina Buzi me Sara Hoxhën?

Story i radhës

Trepça – Prishtina, orari i finales së madhe në Superkupë

Të fundit nga