Agjencia turke e inteligjencës MIT neutralizoi Yilmaz Bayram, korrierin kryesor të PKK/KCK-së, përgjegjës për armët dhe municionet brenda organizatës terroriste, në veri të Irakut, raporton Anadolu.
Sipas burimeve të sigurisë, terroristi Yilmaz Bayram mori pjesë në aksione kundër forcave turke të sigurisë dhe civilëve në Hakkari të Türkiye-s nga 2011 deri në vitin 2016.
Ai ka marrë pjesë në aksionet terroriste në Sinxhar dhe Soran në veri të Irakut si dhe në Haseka, Rumeylan dhe Qamishli në veri të Sirisë.
Terroristi Yilmaz Bayram u neutralizua nga pjesëtarët e MIT-it në Sinxhar në veri të Irakut. Gjatë operacionit u asgjësuan armë dhe municione të cilat terroristi po përgatitej për t’i dorëzuar organizatës terroriste.
Yilmaz ishte një nga themeluesit e YPS, organizatës PKK/KCK përgjegjëse për veprimet terroriste në Türkiye.