miss shqiperia 2026 paola avdylaj merr kuroren ne finalen e madhe 6a26759b9373a

Miss Shqipëria 2026: Paola Avdylaj merr kurorën në finalen e madhe!

June 8, 2026
1 minut lexim

Pogradeci u shndërrua mbrëmjen e së shtunës në qendrën e bukurisë shqiptare, ku u zhvillua finalja e spektaklit “Miss Shqipëria 2026”.

Në një skenë të ngritur buzë liqenit të Ohrit, 25 finaliste nga mbarë trojet shqiptare parakaluan përpara publikut dhe jurisë, duke sjellë elegancë, vetëbesim dhe personalitet në garën për kurorën më të rëndësishme të bukurisë në vend.

Pas një mbrëmjeje të mbushur me emocione dhe performanca artistike, juria shpalli fituese të këtij edicioni Paola Avdylaj, e cila u kurorëzua Miss Shqipëria 2026.

Në vendet e tjera të nderit, Alesia Sureli u vlerësua me titullin Miss International, ndërsa Enxhi Sterkaj u shpall Miss Earth. Juria ndau gjithashtu edhe titujt e shoqërueseve: Sindi Kuçi u shpall Shoqëruesja e Parë, ndërsa Alisa Zeneli Shoqëruesja e Dytë.

Mbrëmja gala u shoqërua edhe me performanca të artistëve të njohur shqiptarë, mes tyre Devis Xherahu, Fisnikët, Stresi, Stine dhe Stenaldo, të cilët sollën atmosferë festive dhe ritëm për publikun e pranishëm.

Spektakli përmbylli me sukses një tjetër edicion të rëndësishëm të konkursit “Miss Shqipëria”, duke i shtuar historisë së tij një kapitull të ri në zemër të Pogradecit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

erdogan paralajmeron se ceshtja e klimes kercenon njerezimin si lufta dhe pandemite 6a26750c508d3
Lajmi i mëparshëm

Erdogan paralajmëron se çështja e klimës kërcënon njerëzimin si lufta dhe pandemitë

nderron jete arsim zekolli 6a267998be827
Lajmi i radhës

Ndërron jetë Arsim Zekolli

Të fundit nga

Ndërron jetë Arsim Zekolli

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të publicistit Arsim Zekolli, i cili ndërroi jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në moshën 60-vjeçare. Lajmin e
ShkoLartë