Misajllovski: VMRO-ja e ndihmoi Kasamin për t’i fituar zgjedhjet, ky bashkëpunim do të zgjasë gjithmonë

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vlado Misajllovski, ka thënë se partia që përfaqëson ai e ka ndihmuar Levizjen Besa për të fituar në Tetovë.

Këto komente, Misajllovski i ka bërë në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, duke folur për nevojën e bashkëpunimit opozitar.

“Ne kemi pasur dhe kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm në Tetovë. VMRO-DPMNE-ja ndihmoi BESËN, flas për zgjedhjet e fundit. Dhe ky bashkëpunim do të zgjasë gjithmonë si opozitë, është normale dhe kështu duhet të duket në një shoqëri pluraliste dhe mendoj se duhet të ketë bashkëpunim të tillë edhe në të ardhmen”, tha Misajllovski.

Story i mëparshëm

ВИДЕОЛОТАРИЈА КАСИНОС АВСТРИЈА СО ДОНАЦИЈА ЗА ЗДРУЖЕНИЕТО ДОБРОВОЛНО ПРОТИВПОЖАРНО ДРУШТВО КОЧАНИ

Story i radhës

Sali Berisha i uron ‘martesën’ Luizit me Kiarën

Të fundit nga