Sali Berisha i uron ‘martesën’ Luizit me Kiarën

Ish kryeministri Sali Berisha ka uruar këngëtarin Luiz Ejlli për zyrtarizimin e lidhjes së tij me moderatoren Kiara Tito në Big Brother Vip.

Mrëmjen e sotme në emisionin Opinion analisti Lorenc Vangjeli tha se ishte më e lehtë të puthte Luizi Kiarën se të takohen Berisha me Alibeajn.

Në këtë moment Berisha mori disa sekonda për t’i uruar çiftit dashurinë e tyre. Ai mohoi të ketë shkruar një letër për këngëtarin, ashtu sikurse ka qarkulluar në media prej disa kohësh.

Pjesë nga biseda në studio:

Lorenc Vangjeli: Më kollaj u puth Luizi dhe Kiara se sa takoheni ju dhe Alibeaj

Sali Berisha: Të trashëgohen njëherë dhe jetë të lumtur çiftit.

Lorenc Vangjeli: I ke shkruar një letër Luizit?

Sali Berisha: Jo nuk i kam shkruar një letër sepse secili ka diellin e vet. Urimi për martesën është gjëja më normale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Misajllovski: VMRO-ja e ndihmoi Kasamin për t’i fituar zgjedhjet, ky bashkëpunim do të zgjasë gjithmonë

Story i radhës

Nis sot me sfidën e dyfishtë Vllaznia-Partizani

Të fundit nga