miroci po pergatitem per rekord te ri ne kosove 627fc6924fbf4

Miroci: Po përgatitem për rekord të ri në Kosovë 

May 14, 2022
1 minut lexim

Atleti i disiplinave teknike, Arsim Miroci, po shënon rezultate të lakmueshme. 

Miroci është anëtar i klubit atletik Juniku, me të cilën synojnë rezultate sa më të mira gjatë këtij edicioni. 

Synimi i tij është që të përmirësojë edhe më shumë rezultatin në hedhjen e gjylës.

Ai thotë se sa më e fortë është konkurrenca edhe cilësia është më e mirë. 

Si e sheh rivalitetin me Muhamet Ramadanin?

“Unë tashmë kam rezultate historike duke ia dhënë klubit atletik Juniku shkëlqimin e kampionit që është shkruar me germa të arta rreth 8 herë rresht.

Andaj, jam krenar për këtë rezultat që është arritur, qoftë për Junikun po ashtu edhe për vete. 

Sa i përket talentit të ri Muhametit, i cili po shkëlqen vetëm i dëshiroj suksese në karrierë dhe i them qe mos te ndalet e te vazhdon në këtë ritëm”, thotë Miroci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Miroci po stërvitet me zell të shtuar me synime për suksese të reja. Ai pret përkrahje edhe më të madhe nga KA Juniku, klub që po i bën krenar banorët e saj.

Atleti nga Juniku përgatitet për suksese edhe në hedhjen e shtizës.

“Nga Klubi atletik Juniku pres motivim dhe përkrahje që të vazhdoj tash edhe në hedhjen e shtizës, që jam shumë në formë. 

Tash jam duke bërë përgatitje për rekord të ri në Kosovë”, përfundon Miroci.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

pendarovski nuk do te udhetoje ne rome delegacionin e rmv se do ta udheheq kovacevski 627fbe5a42b01
Story i mëparshëm

Pendarovski nuk do të udhëtojë në Romë, delegacionin e RMV-së do ta udhëheq Kovaçevski

lavrov perendimi i ka shpallur lufte hibride rusise 627fc69b86c50
Story i radhës

Lavrov: Perëndimi i ka shpallur “luftë hibride” Rusisë

Të fundit nga

ShkoLartë