miqesia nuk blihet nuk shitet dhe as peshohet por meritohet miqesia eshte dashuri pa kushte 61f6a037d0639

“Miqësia nuk blihet, nuk shitet dhe as peshohet, por meritohet. Miqësia është dashuri pa kushte”

January 30, 2022
min lexim

“Miqësia nuk është zotërim, është ndarje. Nuk është detyrim, është kënaqësi të zgjedhësh të njëjtin person përherë. Është të kuptosh heshtjen dhe gjendjen shpirtërore të mikut tënd, pa u ndjerë i ofenduar. Është të mos jesh ziliqar e as xheloz. Miqësia nuk blihet, nuk shitet dhe as peshohet, por meritohet. Miqësia është dashuri pa kushte, ndonjëherë lind dhe jeton, dhe herë të tjera vdes pa një “përse”. Është një e mirë e çmuar që kultivohet ditë pas dite dhe nuk zëvendësohet as nga dashuria. Një mik është një person që do të pranojë gjithçka tënden, edhe defektet e tua”. – S. Shan

Janë dhurata më e çmuar që na falet. Si në momente lumturie dhe në momente vështirësie, janë të vetmit që na gjenden pranë pa kushte. Na dhurojnë të qeshura pafund, ndonjëherë debate dhe mërzitje, por që këto harrohen me kohën. Miqtë janë vërtet një pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme dhe janë të vetmit që në kushte vështirësie, ata të vërtetët, na gjenden pranë me mbështetjen e tyre morale apo dhe financiare.

Duhet të ndihemi me fat dhe t’i falenderojmë. Asnjëherë nuk duhet t’i marrim ata si të mirëqenë, apo të zëvendësojmë një mik të vjetër e te vlefshëm në jetën tonë, me një që sapo e kemi njohur. Miqësitë e vjetra janë të arta dhe kurrsesi nuk duhen neglizhuar. Duhet të jeni përherë mirënjohës ndaj ndihmës që ju ofrojnë miqtë tuaj të vërtetë, qoftë dhe nëse është një ndihmë që në një moment të dytë ju duket e papërfillshme. Në ditën që ju është ofruar, kishit nevojë për të dhe ju ka nxjerrë nga një situatë e vështirë.

Vlerësojini miqtë tuaj. Kurrë mos i konsideroni ata si të përhershëm apo ta konsideroni miqësinë me ta si të mirëqenë. Jeni të zëvendësueshëm edhe ju. Nëse dikujt nuk i tregon mirënjohje dhe respekt, sigurisht që të largon nga jeta e tij/saj. Ndaj, kuptojini cilët janë miqtë që vërtet ia vlejnë në jetën tuaj dhe vlerësojini ata. Mbajini pranë dhe kur të kenë nevojë, mbështetini dhe ndihmojini me çfarë keni mundësi të bëni për ta.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pioli po punon per te gjetur strategjine e duhur 61f6a033d7b3b
Story i mëparshëm

Pioli po punon për të gjetur strategjinë e duhur

prof edward p joseph po nuk e ndjete gjenocidin serb ne kombin tuaj gabimisht e vleresoni serbine 61f6a0e754803
Story i radhës

Prof. Edward P. Joseph, po nuk e ndjetë gjenocidin serb në kombin tuaj, gabimisht e vlerësoni Serbinë

Të fundit nga

Ti je e dashura numër 2

Më në fund ke takuar burrin e ëndrrave të tua. Ti je shumë entuziaste për këtë njohje të re dhe kështu duket se është edhe ai. Por…papritur të pushton ndjesia se po
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë