Pioli po punon për të gjetur strategjinë e duhur

Të hënën do të nisë zyrtarisht operacioni derbi për Milan-in, me trajnerin Pioli që po punon për të gjetur strategjinë e duhur për ndeshjen kundër Inter-it në kampionat.

Siç ka shkruar Tuttosport, trajneri kuqezi po mendon të aktivizojë Tonali-n dhe Bennacer-in në mesfushë, me Kessie në rolin e fantazistit për të bllokuar Brozoviq.

Nëse Kessie do të luajë në mesfushë, atëherë Krunic dhe Brahim Diaz do të sfidohen për një vend në formacionin titullar.

Zikaltrit dhe kuqezinjtë do të përballen më 5 shkurt. Kampionët në fuqi të Italisë kryesojnë renditjen me 53 pikë, katër më shumë se Milan-i, por kuqezinjtë kanë luajtur një ndeshje më shumë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

МФ домаќин на првиот состанок на работната група со Бугарија за економија, трговија и иновации

Story i radhës

“Miqësia nuk blihet, nuk shitet dhe as peshohet, por meritohet. Miqësia është dashuri pa kushte”

Të fundit nga