Ministria e Energjetikës i publikoi listat e qytetarëve që do të marrin vauçer për inverterë

November 3, 2024
1 minut lexim

Shkup, 3 nëntor – Ministria e Energjetikës në ueb faqen e saj i publikoi listat e qytetarëve që do të marrin vauçerë për inverterë nga thirrja që u shpallë në shkurt të këtij viti. Në ueb faqe janë publikuar edhe kompanitë prej ku qytetarët do të mund të blejnë inverterë.

“Më së voni deri më 6 nëntor në ueb faqen e ministrisë do të publikohet data dhe lokacioni për marrjen e vauçerëve”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Energjetikës.

Për këtë projekt janë siguruar 4,1 milionë euro, apo ka para për rreth 8.000 vauçerë. Në thirrjen kanë arritur gjithsej 18.805 kërkesa për dy thirrjet publike. Në shpalljen që nuk është për konsumatorët e kategorisë së rrezikuar kanë dorëzuar kërkesa 14.500 aplikues, ndërsa për shpalljen për kategoritë e rrezikuara janë dorëzuar 4,305 kërkesa.

Shpallja ishte publikuar në muajin shkurt nga Ministria e Ekonomisë. Megjithatë, pas formimit të Qeverisë së re dhe formimit të ministrisë së re të Energjetikës, kjo e fundit e mori përsipër projektin për subvencionimin e inverterëve.

Sipas njoftimeve qytetarët do t’i marrin vauçer në adresën e banesës.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lookman “show”

Story i radhës

Mbërrin vala e të ftohtit në RMV – mëngjeset me temperatura nën zeron?!

Të fundit nga

ShkoLartë