ish kreu i kqz kume ministria e brendshme te marre masa per njoftimin dere me dere te votuesve e kerkon ligji 677d4162dfc9d

Ish-kreu i KQZ, Kume: Ministria e Brendshme të marrë masa për njoftimin derë më derë të votuesve, e kërkon ligji

January 7, 2025
1 minut lexim

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kristaq Kume, ka bërë thirrje për një angazhim të shtuar nga Ministria e Brendshme në lidhje me procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

I ftuar në studion e News24, Kume theksoi rëndësinë e sigurisë që çdo zgjedhës të votojë në qendrën e tij të caktuar, aty ku jeton.

Ai sugjeroi se për të rritur transparencën në punën e Ministrisë, ministri duhet të insistojë dhe të marrë masa për të siguruar që organet e pushtetit vendor të kryejnë detyrimin ligjor të njoftimit derë më derë të zgjedhësve për qendrat e votimit dhe numrin e tyre në listë. “Kjo është një kërkesë e ligjit, jo një propozim personal,” tha Kume.

Ai theksoi se një angazhim i tillë do të ishte një kontribut i rëndësishëm për përmirësimin e procesit zgjedhor.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

hungarezet me 4ig gati te behen operatori i trete i telefonise mobile pas telekomit dhe a1 677d3c73e8418
Story i mëparshëm

Hungarezët me 4iG gati të bëhen operatori i tretë i telefonisë mobile pas Telekomit dhe A1

komanda evropiane e ushtrise amerikane publikon pamjet shba ja e zdrit qiellin mbi bondsteel 677d4ac0d81ad
Story i radhës

Komanda Evropiane e ushtrisë amerikane publikon pamjet: SHBA-ja e zdrit qiellin mbi Bondsteel

Të fundit nga

ShkoLartë