hungarezet me 4ig gati te behen operatori i trete i telefonise mobile pas telekomit dhe a1 677d3c73e8418

Hungarezët me 4iG gati të bëhen operatori i tretë i telefonisë mobile pas Telekomit dhe A1

January 7, 2025
min lexim

Shkup, 7 janar – Kompania hungareze e telekomunikacionit “4iG” pritet të bëhet operatori i tretë mobil në Maqedoninë e Veriut, por kjo do të vendoset pas shpalljes së tenderit që pritet të finalizohet muajt e ardhshëm, përcjell INA.

Nga Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) paralajmërojnë se së shpejti do të hapet dëgjesa publike për hyrjen e operatorit të tretë të telefonisë mobile, që më pas të vijojnë procedurat e tjera.

“Pas letrës së qëllimit nga kompania 4iG për të hyrë në treg, hapi i radhës në përputhje me Ligjin për komunikime elektronike është hapja e dëgjesës publike në mënyrë që të gjitha palët e interesuara të shprehin qëndrimin e tyre. Nga rezultati i dëgjimit publik do të dihet nëse do të inicohet një procedurë e tenderit publik apo një procedurë publike me tender publik”, njoftuan nga AEK.

Por në tenderin që do hapet a do jetë vetëm kompania hungareze, apo do ketë interesim edhe nga operatorë tjerë.

Kompania hungareze 4iG në tetor 2024 regjistroi në Shkup kompaninë përfaqësuese “One Macedonia Telecommunications” me adresën e zyrës avokatore “Mihajloski & Popovska”, ku bashkëthemelues është avokati Aleksandar Mihajloski.

“Pas disa blerjeve të suksesshme në Shqipëri dhe Mal të Zi, 4iG Group filloi përgatitjet për të hyrë në tregun e Maqedonisë së Veriut, me themelimin e filialit “One Macedonia Telecommunications”. Me vendimin e Bordit të Grupit, kompania e re do të themelohet nga Antenna Hungária Zrt., pjesë e 4iG Group, në kuadër të së cilës është portofoli i telekomunikacionit të grupit të info-komunikimit në Hungari dhe në Ballkanin Perëndimor. Regjistrimi i kompanisë ka përfunduar dhe me themelimin e kësaj kompanie, 4iG Group synon që sa më shpejt të hyjë në tregun e telekomunikacionit në Maqedoninë e Veriut”, thuhej në njoftimin e kësaj kompanie.

Drejtor i përfaqësisë në Shkup figuron Tamas Tabori, i cili është zëvendësdrejtor ekzekutiv përgjegjës për strategjinë e telekomunikacionit në kompaninë amë hungareze.

Hyrja e kësaj kompanie u mundësua me nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptim dhe interesim të ndërsjellë të Maqedonisë së Veriut dhe kompanisë hungareze “4IG” për liberalizimin e rrjetit të telekomunikacionit. Kjo marrëveshje u nënshkrua në shtator të vitit të kaluar.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleskandar Nikolovski, në një deklaratë për media tha se zyrtarizimi i interesit për hyrje në treg nga 4iG Group do të nënkuptojë fundin e duopolit të dy operatorëve celularë në vend dhe uljen e çmimeve për shërbimet celulare.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nje stuhi e madhe ka perfshire meken dhe medinen si eshte gjendja e umrexhinjve nga maqedonia 677d3bbf309d9
Story i mëparshëm

Një stuhi e madhe ka përfshirë Mekën dhe Medinën, si është gjendja e Umrexhinjve nga Maqedonia?

ish kreu i kqz kume ministria e brendshme te marre masa per njoftimin dere me dere te votuesve e kerkon ligji 677d4162dfc9d
Story i radhës

Ish-kreu i KQZ, Kume: Ministria e Brendshme të marrë masa për njoftimin derë më derë të votuesve, e kërkon ligji

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë