nje tjeter histori dashurie drejt fundit cifti i njohur po kalon serish krize 6b049e5729e88

Një tjetër histori dashurie drejt fundit? Çifti i njohur po kalon sërish krizë

November 23, 2026
1 minut lexim

Një tjetër çift i njohur i showbizit turk është vënë në qendër të vëmendjes, pas një veprimi në rrjetet sociale që ka nxitur dyshime për fundin e lidhjes së tyre.

Aktorët Enes Koçak dhe Eylül Tumbar, të cilët janë bashkë prej rreth tre vitesh, kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, duke rikthyer thashethemet për një ndarje të mundshme.

Ky veprim ka tërhequr vëmendje, veçanërisht pasi vetëm një muaj më parë, Enesi kishte deklaruar se gjithçka po shkonte mirë si në jetën profesionale, ashtu edhe në atë sentimentale.

“Marrëdhënia ime dhe puna po shkojnë mirë. Jam në një periudhë të jetës për të cilën ndihem mirënjohës”, ishte shprehur aktori gjatë një interviste.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që çifti përflitet për krizë. Në muajin shkurt, ata kishin fshirë fotografitë e përbashkëta nga Instagrami, ndërsa një postim i Eylülit ishte interpretuar si mesazh ndarjeje.

Asokohe, Enesi i kishte mohuar zërat, ndërsa dyshja ishte parë duke pushuar së bashku në Bodrum gjatë muajit qershor. Edhe në shtator, Eylül kishte konfirmuar se lidhja e tyre po vazhdonte.

Tashmë, heqja e ndërsjellë nga Instagrami ka rikthyer pikëpyetjet për marrëdhënien e tyre. Deri më tani, as Enes Koçak dhe as Eylül Tumbar nuk kanë konfirmuar ndonjë ndarje. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pasholli vlen dje festoi per shqipen ndersa sot bekim sali foli maqedonisht ne kuvend 6b049e53ed0a5
Lajmi i mëparshëm

Pasholli: VLEN dje festoi për shqipen, ndërsa sot Bekim Sali foli maqedonisht në Kuvend

Të fundit nga

ShkoLartë