pasholli vlen dje festoi per shqipen ndersa sot bekim sali foli maqedonisht ne kuvend 6b049e53ed0a5

Pasholli: VLEN dje festoi për shqipen, ndërsa sot Bekim Sali foli maqedonisht në Kuvend

November 23, 2026
1 minut lexim
IMG 2694

Deputetja e BDI-së, Arban Pasholli, ka kritikuar mënyrën e përdorimit të gjuhëve nga zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, gjatë mbledhjes së Këshillit Nacional për Integrime Evropiane.

E ftuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, Pasholli tha se është e papranueshme që një ditë pas manifestimit madhështor për Ditën e Alfabetit, Sali gjatë një mbledhjeje institucionale fillimisht të mbajë fjalimin në gjuhën maqedonase dhe më pas ta përsërisë të njëjtin fjalim në gjuhën shqipe.

“Pas gjithë atij manifestimi madhështor, sot në mbledhjen dedikur për shqyrtimin raportit të Komisionit Evropian, në mbledhjen e Këshillit Nacional për eurointegrime për çështje evropiane, z. zëvendëskryeministër Bekim Sali, u drejtua në gjuhën maqedone dhe më pas mori kohën që të njëjtin fjalim ta bëj edhe në gjuhën shqipe. Për mendim e para është nënvlerësim i skajshëm i gjuhës shqipe, i gjuhës tonë të bukur i cili dje, me të drejtë kolegët kanë festuar dhe manifestuar. Këtu ka një, le të themi një disbalanc, tash a po festojmë se e ndjejmë apo e duam dhe e kemi gjuhën tonë, por të nesërmen ndodh e kundërta”, deklaroi Pasholli.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ministri gjerman ben thirrje per qetesi pas raportimeve per arme berthamore ruse ne hapesire 6b049e2e64abd
Lajmi i mëparshëm

Ministri gjerman bën thirrje për qetësi pas raportimeve për armë bërthamore ruse në hapësirë

nje tjeter histori dashurie drejt fundit cifti i njohur po kalon serish krize 6b049e5729e88
Lajmi i radhës

Një tjetër histori dashurie drejt fundit? Çifti i njohur po kalon sërish krizë

Të fundit nga

ShkoLartë