Ministri Tupançevski: Duhet t’i jepet fund drejtësisë selektive dhe moszbatimit të ligjeve

January 31, 2022
min lexim

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, në intervistë për MTV-në deklaroi se procesi i filtrimit të gjykatësve dhe mënjanimit të problemeve sistematike mbeten lartë në agjendën e Ministrisë së Drejtësisë. Ai tha se duhet të eliminohen praktikat shumëvjeçare të moszbatimit të ligjeve dhe t’i jepet fund drejtësisë selektive

“Vetingu si proces ose filtrimi mund të bëhet me kapacitetet ekzistuese, por edhe me zgjidhjet ekzistuese ligjore. Vetëm duhet të vetriaktualizohet që edhe një herë të motivohen kapacitetet të cilat i kemi te ne, të jenë në nivel të detyrës që e kanë sipas ligjit. Veting si proces të posaçëm nuk do të ketë, megjithatë do të ketë definitivisht ndjekje të gjendjeve dhe punës të gjykatësve dhe kontroll të punës së tyre dhe të gjitha rrethanat që kanë karakter komplementar, e janë në linjë që quhet etikë profesionale dhe punë ligjore dhe e ndërgjegjshme”, sqaroi ministri Tupançevski.

Ministria e Drejtësisë, siç theksoi, do t’i krijojë kushtet optimale, që do të jenë të domosdoshme për realizimin e segmenteve të parapara në strategjinë e ardhshme për reforma në sektorin gjyqësor.

Sipas tij, do të duhet të bëhet një zhvendosje pak më e madhe në kuptim të asaj se Këshilli gjyqsor dhe Këshilli i prokurorëve publik paraqesin trupa, të cilët duhet vazhdimisht dhe në kontinuitet të ndjekin punën e gjykatave dhe të prokurorive dhe ta kryejnë punën e tyre në mënyrën më të mirë.

Ministri potencoi se duhet të tregohet dhe të dëshmohet se në vend drejtësia është selective dhe si shembull i përmendi ngjarjet e fundit me kundërvajtjet në trafik.

“Komentet e prokurorëve, gjykatësve, po edhe të opinionit të përgjithshëm janë se aty diçka nuk funksionon dhe nuk është në rregull për ngjarjet me kundërvajtjet në trafik. Të gjithë përmendin se problem është tek ligji, e si mund të jetë problem aty kur ligji për fatkeqësi të rënda të komunikacionit me pasoja fatale parashikon dënime prej katër deri 20 vjet burg”, tha Tupançevski.

Ai potencoi se karakteristika kryesore e aktgjykimeve për kundërvajtjet në trafik janë dënimet me kusht dhe shtoi se duhet të konsolidohen të gjithë dhe të shqyrtohen mendimet.

“Problemi real është edhe pabarazia e aktgjykimeve gjyqsore. Nuk mund për një gjë të njëjtë apo të ngjajshme në një rajon të apelit të shqiptohen dënime të mëdha, ndërsa në një tjetër vetëm dënimi me kusht”, tha Tupançevski.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi: Opozita po e bllokon në Kuvend ligjin për lojërat e fatit

Story i radhës

“Ishte super e bukur”/ Habit Ilir Shaqiri: Dikur jam dashuruar me kushërirën time!

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë