ministri kanadez ne panairin global te energjise kanadaja e hapur per biznesin 6a2950125c64f

Ministri kanadez në Panairin Global të Energjisë: Kanadaja e hapur për biznesin

June 10, 2026
1 minut lexim

Ministri Federal i Burimeve Natyrore të Kanadasë, Tim Hodgson në Panairin Global të Energjisë në Calgary dha një mesazh për delegatët ndërkombëtarë ku tha se “Kanadaja mund të jetë furnizuese që ju nevojitet në një botë të paqëndrueshme”.

Hodgson tha në seancën e hapjes në konferencën dhe panairit tregtar të martën se “Kanadaja është e besueshme, demokratike dhe e hapur për biznes”, sipas CBC News.

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar paqëndrueshmëri në tregjet e energjisë dhe Kanadaja kërkon të forcojë rolin e saj si një furnizues i besueshëm global i energjisë.

Organizatorët e panairit njoftuan se këtë vit priten rreth 30 mijë pjesëmarrës, duke shënuar prani më të lartë të pjesëmarrësve ndërkombëtarë se në vitet e mëparshme.

“Ne të gjithë e dimë se politika e energjisë tani është politikë ekonomike. Është politikë sigurie. Është politikë tregtare. Është politikë investimi”, tha Hodgson.

“Bota nuk po pret për Kanadanë. Por, as Kanadaja nuk po pret. Ne jemi duke u ngritur në këtë moment”, shtoi ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

krim pasioni gazetarja zbulon detaje rreth zhdukjes se eglant kocit e dashura e telefonoi ate dite po shqyrtohen te gjitha pistat 6a294fafbe643
Lajmi i mëparshëm

Krim pasioni? Gazetarja zbulon detaje rreth zhdukjes së Eglant Koçit: E dashura e telefonoi atë ditë, po shqyrtohen të gjitha pistat

sydney sweeney flet per rolin ne euphoria 6a2950dc94574
Lajmi i radhës

Sydney Sweeney flet për rolin në Euphoria

Të fundit nga

Sydney Sweeney flet për rolin në Euphoria

Sydney Sweeney ka komentuar për historinë e saj në serialin Euphoria dhe ka treguar nëse do të ndiqte ndonjëherë rrugën e personazhit të saj duke hapur llogari në OnlyFans. Pas kthesës së
ShkoLartë