Ministri i ri i Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes, Yaşar Güler, merr zyrtarisht detyrën

Ministri i sapoemëruar i Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes, Yaşar Güler, mori drejtimin e ministrisë nga ministri i deritanishëm Hulusi Akar, raporton Anadolu.

“Unë po marr flamurin sot. Qëllimi ynë është ta ngremë këtë flamur edhe më lart”, tha Güler në ceremoninë e dorëzimit në kryeqytetin Ankara, duke shtuar se prioritet i tij do të jetë lufta kundër terrorizmit.

“Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër të gjitha llojeve të organizatave terroriste që kërcënojnë paqen dhe sigurinë e vendit tonë derisa të neutralizohet terroristi i fundit”, theksoi Güler.

Ai gjithashtu falënderoi Akarin për “rolin e tij aktiv” në sigurimin e paqes dhe sigurisë në Türkiye, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe sigurinë kufitare.

Nga ana e tij, Akar tha se gjatë mandatit të tij që nga viti 2018 ka mbrojtur të drejtat dhe interesat e Türkiyes si në rajon ashtu edhe në botë.

68-vjeçari Güler, i cili më parë shërbeu si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes që nga viti 2018, u emërua ministër i Mbrojtjes Kombëtare nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan pas fitores së tij në zgjedhjet e 28 majit.

Erdoğan të shtunën zbuloi kabinetin e tij të ri pas ceremonive të betimit në parlament dhe kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara.





Story i mëparshëm

Me ndihmën e këtyre përbërësve do ta hiqni yndyrën nga dollapët e kuzhinës për vetëm pak sekonda

Story i radhës

Drejtori sportiv Beppe Marotta: Merita i takon lojtarëve dhe trajnerit, Interi ka me vete edhe historinë në Champions

Të fundit nga