ministri i jashtem i ukraines publikon reagimin e hoxhes ndaj rusise 6a189cb02a860

Ministri i jashtëm i Ukrainës publikon reagimin e Hoxhës ndaj Rusisë

May 28, 2026
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha ka publikuar sot reagimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili e konsideroi krejtësisht të papranueshëm njoftimin e Rusisë që i bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara.

Në mesazhin e tij Sybiha theksoi se, Ukraina vlerëson qëndrimin parimor dhe të fortë të Shqipërisë.

“Ne e vlerësojmë qëndrimin parimor dhe të fortë të Shqipërisë. Kërcënimet ndaj diplomatëve dhe civilëve vetëm sa e ekspozojnë më tej shpërfilljen e Rusisë për përpjekjet e paqes”, shtoi Sybiha.

Ai nënvizoi se, “Ukraina vlerëson solidaritetin dhe mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë. Së bashku, ne qëndrojmë për paqen, sigurinë dhe drejtësinë”.

Në reagimin e tij, kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha u shpreh se kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci, është intimidim. Hoxha siguroi se Shqipëria nuk do të tërhiqet.

“Ne mbetemi në Kiev. Ne qëndrojmë fort me Ukrainën. Dhe nuk do të intimidohemi”, u shpreh ai. 

Image

Ministri i jashtëm i Ukrainës publikon reagimin e Hoxhës ndaj Rusisë

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nis zyrtarisht fushata per zgjedhjet e 7 qershorit partite premtojne zhvillim ekonomik paga dhe reforma 6a189c34259e6
Lajmi i mëparshëm

Nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 7 qershorit, partitë premtojnë zhvillim ekonomik, paga dhe reforma

be progresi i bullgarise ne luften kunder korrupsionit do zhbllokoje 430 mln fonde te pezulluara 6a189d1236f1c
Lajmi i radhës

BE: Progresi i Bullgarisë në luftën kundër korrupsionit do zhbllokojë 430 mln $ fonde të pezulluara

Të fundit nga

ShkoLartë