nis zyrtarisht fushata per zgjedhjet e 7 qershorit partite premtojne zhvillim ekonomik paga dhe reforma 6a189c34259e6

Nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 7 qershorit, partitë premtojnë zhvillim ekonomik, paga dhe reforma

May 28, 2026
min lexim

Sot në Kosovë ka nisur zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 7 qershorit, me subjektet kryesore politike që kanë mbajtur tubimet hapëse në qytete të ndryshme të vendit.

Lëvizja Vetëvendosje e ka hapur fushatën në Ferizaj. Kandidati i saj për kryeministër, Albin Kurti, kërkoi mbështetjen e qytetarëve për mandatin e ardhshëm, duke premtuar transformim ekonomik dhe industrial të vendit. Ai tha se në katër vitet e ardhshme do të investohet në ndërtimin dhe rinovimin e 20 stadiumeve, si dhe rreth një miliard euro në prodhimtari dhe ushtri.

Kurti gjithashtu përmendi funksionalizimin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, një biletë të integruar të transportit publik me çmim 10 euro, si dhe lehtësime për bizneset e reja, përfshirë përjashtimin fillestar nga tatimet. Ndër premtimet e tjera ishin rritja e pagave dhe zgjerimi i pagesave shtesë për sektorin publik dhe privat.

Po ashtu ai premtoi edhe ndërtimin e spitaleve të reja.

Partia Demokratike e Kosovës fushatën e ka nisur gjithashtu në Ferizaj, nën moton “Stop krizës, ndrysho Kosovën”.

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, u zotua për ulje çmimesh dhe tatimesh, rritje pagash dhe pensionesh, si dhe mbështetje për bizneset. Ai premtoi rritje prej 50% të pagave në sektorin publik dhe pensioneve, heqje të TVSH-së për produktet esenciale, grante për investime dhe mbështetje për prodhuesit vendorë. Hamza gjithashtu prezantoi plane për investime në energji, infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe drejtësi, duke theksuar rritjen e bursave, digjitalizimin e arsimit dhe forcimin e sistemit të drejtësisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka hapur fushatën në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, prezantoi programin e fokusuar në mbështetjen e familjeve dhe përmirësimin e mirëqenies sociale. Ai premtoi 200 euro në muaj për çdo të posalindur gjatë vitit të parë, shtesa mujore për fëmijë deri në moshën 16 vjeç dhe dyfishim të pensioneve, duke synuar që asnjë pension të mos jetë nën 300 euro. Po ashtu, ai u zotua për paga më të larta në sektorin publik, përfshirë 1000 euro për mësuesit dhe 900 euro për disa kategori si policët, ushtarët dhe infermierët.

Aleanca  fushatën e ka hapur në Gjakovë. Kandidati i saj për kryeministër, Ardian Gjini, u fokusua në prioritetet e programit që përfshijnë sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe energjinë.

Fushata zgjedhore pritet të zhvillohet deri më 6 qershor.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

irani sfidon shba ne me sistem te ri kunderajror 6a1897ae901b7
Lajmi i mëparshëm

Irani sfidon SHBA-në me sistem të ri kundërajror

ministri i jashtem i ukraines publikon reagimin e hoxhes ndaj rusise 6a189cb02a860
Lajmi i radhës

Ministri i jashtëm i Ukrainës publikon reagimin e Hoxhës ndaj Rusisë

Të fundit nga

ShkoLartë