ministri i drejtesise me cizme ne burgun e permbytur te durresit 695d165263b74

Ministri i Drejtësisë, me çizme në burgun e përmbytur të Durrësit

January 6, 2026
1 minut lexim

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, është parë të martën të futet në burgun e Durrësit, i cili është përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut që goditën qytetin bregdetar.



Sipas informacioneve, i gjithë kati i parë i burgut të Durrësit është nën ujë dhe të paraburgosurit janë spostuar të gjithë në katet e sipërme. Në këtë burg ndodhen edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Durrësi është një nga qytetet më të prekur nga reshjet, pasi janë përmbytur rrugë të tëra, si dhe pika hyrëse në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. Deri tani raportohet për disa familje të evakuuara në këtë qytet, ndërsa kalimi është devijuar nga rruga e Ndroqit dhe Elbasani.

Probleme janë shfaqur edhe në Shkodër Lezhë dhe Kukës, ndërsa si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bbc publikon listen kujt ia ka vene syrin trumpi pas venezueles 695d13456e43b
Lajmi i mëparshëm

BBC publikon listën: Kujt “ia ka vënë syrin” Trumpi pas Venezuelës?

shba kina rusia dhe be perse te gjithe duan groenlanden 695d1783830f7
Lajmi i radhës

SHBA, Kina, Rusia dhe BE, përse të gjithë duan Groenlandën?

Të fundit nga

Kërkohet votim i fshehtë për Abdixhikun

Kuvendi i Punës i Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdon punimet. Raportohet se Gazmend Muhaxheri ka kërkuar që votimi për kryetarin Lumir Abdixhikun të zhvillohet në mënyrë të fshehtë. Tashmë është në

Albian Hajdari ndëshkohet me karton të verdhë

Tre shqiptarë të Kosovës, Albian Hajdari, Leon Avdullahu e Fisnik Asllani, po luajnë nga minuta e parë për Hoffenheimin në përballje me Union Berlinin. Në fillim të pjesës së parë (9’) Hajdari
ShkoLartë