Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarëve jep dorëheqje mes zjarreve

July 28, 2023
1 minut lexim

Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarëve, Notis Mitarakis, ka dhënë dorëheqje për “arsye personale”, transmeton Anadolu.

Dorëheqja e tij vjen derisa Greqia po lufton me zjarret që nga java e kaluar që shkaktuan evakuimin e mijëra njerëzve nga zona të ndryshme.

Agjencia greke e lajmeve AMNA tha se kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mitarakis.

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve është përgjegjëse për shërbimet e sigurisë publike të vendit, përfshirë shërbimet e zjarrit, policinë dhe Sekretariatin e Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile.

AMNA raportoi se në vend të tij është emëruar zv.ministri i Arsimit, Çështjeve Fetare dhe Sportit, Yiannis Oikonomou.

Ndërkohë, mediat lokale raportojnë se Yiannis Vroutsis​​​​​​​ është emëruar zv.ministër i Arsimit, Çështjeve Fetare dhe Sportit.

Ministrat e rinj pritet të bëjnë betimin gjatë ditës në Pallatin Presidencial.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

OKB: 4.7 milionë njerëz në Burkina Faso kanë nevojë për ndihmë humanitare

Story i radhës

Tirana probleme

Të fundit nga

ShkoLartë