Ministrat e mbrojtjes të NATO-s flasin për armatimin e Ukrainës

min lexim

Perëndimi duhet të shtojë furnizimin me armë për Ukrainën dhe të angazhohet për të ndihmuar luftën ushtarake të vendit, tha më 15 qershor Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin.

Austin kryesoi një takim në Bruksel prej pothuajse pesëdhjetë vendesh, të angazhuar për të mbështetur Ukrainën për të marrë parasysh se çfarë mund të bëhet më shumë.

Ai u bëri thirrje më shumë se 45 vendeve pjesëmarrëse të tregojnë “vendosje të palëkundur për t’i ofruar Ukrainës urgjentisht ndihmën që i duhen për t’u mbrojtur”.

“Ne duhet të forcojmë angazhimin tonë të përbashkët për vetëmbrojtjen e Ukrainës dhe duhet të punojmë edhe më shumë për të siguruar që Ukraina të mund të mbrojë veten, qytetarët dhe territorin e saj”, tha ai.

Takimi u mbajt në ditën e hapjes së një takimi dy-ditor të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në selinë e aleancës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, më 14 qershor, bëri thirrje për dërgesa më të mëdha dhe më të shpejta të armëve perëndimore, veçanërisht sistemeve të mbrojtjes kundër raketave.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Alexei Reznikov, i cili mori pjesë në këtë takim në Bruksel të thirrur nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, tha se ai është mirënjohës për të gjithë ndihmën ushtarake që kombet tashmë i kanë dhënë ose premtuar Ukrainës.

Takimi zyrtar i NATO-s duhet të fillojë në mbrëmjen e 15 qershorit, në të cilin ministrat do të diskutojnë kërkesat e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.

“Aleatët janë të përkushtuar të vazhdojnë të ofrojnë pajisjet ushtarake që i duhen Ukrainës për të fituar, duke përfshirë armë të rënda dhe sisteme me rreze të gjatë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ukraina ka marrë vetëm 10 për qind të armëve që ka kërkuar nga Perëndimi për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes në Ukrainë, Anna Malyar, më 14 qershor.

“Pavarësisht se sa përpjekje bën Ukraina, sado profesioniste të jetë ushtria jonë, pa ndihmën e partnerëve Perëndimorë, ne nuk do të jemi në gjendje ta fitojmë këtë luftë”, tha ajo.

Ukraina ndodhet nën pushtimin e Rusisë qysh më 24 shkurt. Aktualisht, luftimet janë të përqendruara në pjesën lindore të këtij vendi./REL

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“25 mijë euro ose do të të vrasim”, shqiptarët kërcënojnë kamarierin pasi u hodhi “miellin” në tualet

Story i radhës

Luana Vjollca e ka të vështirë ta publikojë këngën për personin e zemrës, kërkon më shumë kohë

Të fundit nga