Milani do të përballet në transfertë me Salernitanën, në sfidën e javës së 26-të të Serisë A.
Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, ka vendosur që sërish të qëndrojë me këmbë në tokë dhe beson se nëse vazhdojnë kështu, Milani i tij mund t’ia dalë për më shumë.
Krahasuar me sfidën e fundit me Salernitanën, gjërat kanë ndryshuar. – Kemi pasur një javë që i jemi fokusuar kësaj situate, sepse ndryshimi i trajnerit do të sjellë shumë ndryshime në lojë. Duhet të bëjmë sërish një lojë të mirë, pasi vijmë pas dy fitoresh radhazi.
Besoni te kampionati? – “Ne mendojmë se do të bëjmë më të mirën për të fituar sfidën e ardhshme. Duhet të vazhdojmë kështu dhe do të jemi në rrugën e duhur”, tha Pioli..