Zvicra i njeh Shqipërisë kontributet e pensioneve, nënshkruhet marrëveshja mes dy qeverive

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj zviceriane për njohjen e kontributeve shoqërore për shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes Kuadër në fushën e mbrojtjes shoqërore mes Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministrit për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain Berset.

Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributive”, shkruan Rama në facebook.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi pas nënshkrimit të marrëveshjes me homologun zvicerian, se tashmë të gjithë shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë në Zvicër, do tu njihen kontributet shoqërore të paguara në Shqipëri. Ajo shtoi se nga kjo marrëveshje aktualisht përfitojnë 2 mijë persona.

“Ne sapo nënshkruam një marrëveshje shumë të rëndësishme në kuadër të mbrojtjes shoqërore. Ndër vite shqiptarët që jetojnë në Zvicër kanë pasur një problematikë për njohjen e pensioneve, e viteve të sigurimeve shoqërore. Janë rreth dy mijë shtetas shqiptarë të cilët do të përfitojnë njohjen e pensioneve. Më parë një pjesë e sigurimeve shoqërore nuk njiheshin nëse ata do të shkonin në Zvicër dhe do të punonin aty.

Sa më shpejt marrëveshja do të kalojë në parlament, do të marrë dekretimin e presidentëve dhe më pas personat mund të përfitojnë”, tha Ibrahimaj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Milani përballet me Salernitanën, flet Pioli

Story i radhës

Parashikimi i motit/ Këtë ditë rikthehen reshjet e borës në Kosovë

Të fundit nga