Kriza ekonomike është në një farë mënyre ‘mbulesë’ e mosrealizimit të programeve të premtuara gjatë fushatës zgjedhore të kryetarëve të komunave” – thotë në një prononcim për “Frontline”, Katica Mihajlloviq nga Asociacioni për Nisma Demokratike (AND), një organizatë civile që punon në promovimin e demokracisë, qeverisjes së mirë dhe monitorimit të proceseve shoqërore.
Katica Mihajlloviq
“Prioritet në programet e kryetarëve zakonisht i jepet infrastrukturës, pra ndërtimit të rrugëve, spitaleve, ujësjellësit, kanalizimeve, shkollave dhe kopshteve, fusha sportive, pishina, por edhe sheshe, parqe, qendra kulturore. Dhe duket se në komuna nuk ka asnjë dinamikë sa i përket realizimit të premtimeve të tilla. Mungojnë kritikat nga opinioni dhe mediat, të cilat në mënyrë të pamjaftueshme nxjerrin në pah premtimet e bëra para zgjedhjeve dhe nuk bëjnë presion që ato të realizohen. Në këtë mënyrë ne vazhdojmë të funksionojmë në një rreth të mbyllur, zgjedhje të reja me premtime të vjetra/të reja dhe pa dëshirë reale për zgjidhjen e problemeve”, thotë Mihajlloviq, përcjell PRESSonline.al
Në analizën e fundit të publikuar këto ditë nga Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike, ku janë monitoruar 13 komuna, është konstatuar se në disa prej tyre kryetarët nuk i kanë realizuar premtimet parazgjedhore. Ndryshe, kuadro të opozitës VMRO-DPMNE janë në krye të 42 komunave, të LSDM-së në 16, të BDI-së në 10 komuna.