Askush nuk do të dënohet, por pa pasaportë me emrin e ri nuk mund të udhëtohet jashtë…

min lexim

Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të dënoi, por me dokumentet e udhëtimit pa emrin e ri të shtetit  nuk do të jenë të vlefshme nëse dëshironi të dilni jashtë vendit.

Kjo do të thotë se nëse nuk e ndërroni pasaportën deri në shkurt të vitit 2024, nga kjo datë e tutje nuk do të mund të kaloni nëpër asnjë pikë kufitare dhe pasaporta juaj me “Republikën e Maqedonisë” do të jetë e vlefshme vetëm për në shtëpi.

Sipas zgjidhjeve të deritanishme, me një letërnjoftim që shënon “Republika e Maqedonisë” dhe jo “Republika e Maqedonisë së Veriut” dhe e cila është ende me datë të vlefshme, do të mund të kaloni kufijtë drejt Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina, përveç nëse ndërkohë nuk është marrë asnjë vendim tjetër.

Redaktorët e MKD.mk kanë kontaktuar edhe disa banka nga të cilat kemi marrë të njëjtën përgjigje, se në sportelet bankare në vend do të mund të merrni të njëjtat shërbime si më parë, gjegjësisht tërhiqni para, aplikoni për kredi, transferoni para. … nëse keni një letërnjoftim të vlefshëm me datë të paskaduar, ku shkruhet “Republika e Maqedonisë” dhe jo “e Veriut”.

“Për ne dokumente të vlefshme janë ato të lëshuara nga Ministria e Brendshme dhe që kanë datë të vlefshme. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë vendim apo urdhër të ndryshëm nga Banka Popullore dhe përderisa është kështu, për ne do të vlejnë ato dokumente që kanë qytetarët, të cilat nuk kanë afat të vlefshmërisë”, u përgjigjën nga disa banka.

Nga MPB-ja zyrtarisht për MKD.mk deklaruan se nuk do të ketë gjoba për pandryshim të pasaportës, letërnjoftimit apo patentë shoferit, duke shtuar se janë duke u shfrytëzuar të gjitha objektet dhe qytetarët mund të caktojnë termin për ndryshimin e dokumenteve.

“Me ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, Ministria e Punëve të Brendshme filloi aktivitetet për harmonizimin e akteve ligjore dhe nënligjore me ndryshimet e Kushtetutës, në mënyrë që të gjitha format me emrin e ri kushtetues te mund të prokurohen. Pas përfundimit të procedurave është kryer prokurimi nga ministria dhe ka filluar lëshimi i dokumenteve të reja personale. Lidhur me pyetjen tuaj nëse do të ketë penalitete për ata që nuk i ndryshojnë dokumentet pas shkurtit 2024, ju informojmë se Ministria e Brendshme i shfrytëzon të gjitha lehtësitë për marrjen e dokumenteve nga qytetarët dhe nëse një pjesë e qytetarëve nuk i ndërrojnë dokumentet, për këtë nuk do të ketë dënime”, janë përgjigjur për MKD.mk nga MPB.

Ndërsa edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, para pak kohësh deklaroi se nuk do të ketë dënime për qytetarët që deri në shkurt të vitit 2024 nuk i ndërrojnë dokumentet personale me “Maqedonia e Veriut”.

“Sigurisht që frekuenca është rritur, por nuk është kështu vetëm këtë vit, ka qenë edhe vitin e kaluar. Nëse bëjmë një krahasim, deri në vitin 2019 kërkesa më e lartë ka qenë në muajt qershor, korrik, gusht dhe nuk ka kaluar më shumë se 22-23 mijë kërkesa për ndryshim. Vitin e kaluar për të njëjtën periudhë kemi pasur rreth 50 mijë kërkesa për ndryshim të dokumenteve personale. Me afrimin e verës dhe pushimeve, ka edhe një frekuencë të shtuar. Kërkesat këto ditë janë në rënie. “Askush nuk do të dënohet nëse deri në shkurt nuk nxjerr dokumente me emrin e ri të shtetit”, tha Spasovski në fund të muajit të kaluar.

Detyrimi për ndryshimin e dokumenteve personale deri në shkurt 2024 me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut buron nga Marrëveshja e Prespës e nënshkruar mes Maqedonisë dhe Greqisë më 17 qershor 2018.

Story i mëparshëm

Mihajloviq: Nuk ka dinamikë në komuna sa i përket realizimit të premtimeve

Story i radhës

Gennaro Gattuso, trajner i ri i Marseilles

Të fundit nga