Microsoft njoftoi se do të mbajë një eveniment Surface më 12 Tetor. Ndërsa nuk është se qartë se për çfarë do të shërbejë ky eveniment konkretisht përtej pajisjeve, ne presim të shohim Surface Pro 9 dhe Surface Laptop 5.
Disa detaje rreth produkteve u shfaqen këtë javë nga insajderët e industrisë. Sipas WinFuture, pajisjet do të vinë me gjeneratën e 12-të të procesorëve Intel ndërsa Surface Pro 9 pritet të ketë procesor ARM me teknologjinë 5G.
Microsoft mund të ofrojë deri në 1TB memorie dhe 16GB RAM në të dy pajisjet.
Muajt Shtator dhe Tetor janë ndër më intensivët sa i takon debutimit të produkteve dhe shërbimeve të reja. E AMD me gjeneratën e re të procesorëve, u pasua nga Apple me iPhone 14, nga Intel me gjeneratën e 12-të të procesorëve më 27 Shtator, Amazon më 28 Shtator dhe Google më 6 Tetor në një event Pixel.
Kësaj asxhende kaq të ngjeshur nuk ka sesi ti mungojë Microsoft. /PCWorld Albanian