Microsoft Office do të ribrandohet në Microsoft 365

min lexim

Microsoft ka vendosur të bëjë një ndryshim madhor në brandimin e Microsoft Office. Pas mëse 30 vitesh, Microsoft Office është riemërtuar në “Microsoft 365”.

Ndërsa aplikacionet Office si Excel, Outlook, Word dhe PowerPoint nuk do të shkojnë askund, Microsoft ju referohet atyre si pjesë e Microsoft 365 dhe jo më Microsoft Office.

Këtë brandim Microsoft e ka shtyrë prej vitesh pasi riemërtoi abonimet në Office 365 si Microsoft 365 dy vite më parë ndërsa këto ndryshime tashmë do të hyjnë më në thellësi.

“Në muajt në vijim, Office.com, aplikacionet mobile Office dhe aplikacioni Office për Windows do të bëhen Microsoft 365 me një ikonë të re, pamje të re e më shumë funksionalitete,” thuhet në faqen e Microsoft.

Kjo do të thotë se nëse përdorni ndonjë prej aplikacioneve të dedikuar të Office, ata së shpejti do të ribrandohen në Microsoft 365 me një logo të re.

Microsoft 365 tashmë do të jetë shtëpia e Teams, Word, Excel, PowerPoint, Outlook, Loop, Clipchamp, Stream dhe Designer. Një aplikacion qendror Microsoft 365 për mobile dhe desktop do të përfshijë një kohështrirje si një qendër ku të gjeni jo vetëm dokumentet dhe të dhënat por edhe takime me kolegë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“I mituri ishte prekur nga plumbi në qafë”/ Dëshmitari okular i tragjedisë në Klos rrëfen momentet pasi kërciti arma

Story i radhës

Nga Ukraina në Tajvan: A mund të parashikojë vërtet softueri rezultatin e një lufte?

Të fundit nga