Mickovski: Organet partiake do të diskutojnë referendumin

1 minut lexim

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së do të shqyrtojë çështjen e referendumit dhe zhvillimet tjera politike dhe ekonomike në vend, njoftoi kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski. Ai tha se pret të dëgjojë nga Komiteti Ekzekutiv se çfarë, kur, si dhe çfarë lloji referendumit nevojitet vendit.

“Sot kemi seancë të Komitetit Ekzekutiv prej orës 19 dhe nesër do të mblidhet Komiteti Qendror, do të diskutojmë ngjarjet aktuale. Dëshiroj që Komiteti Ekzekutiv të prononcohet edhe për djegien e veturës së deputetit në Prilep. Prilepi këtyre ditëve i ngjan Bejrutit në rastin më të keq. Një automjet i ri është djegur sërish sot, gjegjësisht gjatë natës. Gjithashtu edhe për propozimin për deklarimin me referendum , të shohim se çfarë lloj referendumi, kur do ta nisnim, si do ta fillonim, në çfarë do të fokusoheshim etj.”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gazetarja e re amerikane përdhunohet në hotel nga guida turistike dhe bashkëpunëtori që bënë video për shantazh

Story i radhës

Prezantimi i Rishikimit të Buxhetit dhe konsultime me komunitetin e biznesit mbi masat e ardhshme

Të fundit nga