Mickoski: VMRO-DPMNE nuk do të mbështet ndryshimet kushtetuese në rrethanat aktuale

October 27, 2022
1 minut lexim

Kryetari i VMRO-DPMNE , Hristijan Mickoski, përsëri ka deklaruar se  nuk do t’i mbështes ndryshimet kushtetuese. Mickoski më tej ka theksuar se   gjuha maqedonase është punë e kryer, e njohur nga Kombet e Bashkuara dhe e kodifikuar me të gjitha standardet gjuhësore dhe shkencore dhe për këtë askush nuk duhet ta hapë apo mbyllë këtë çështje.

“Në rast se mendojnë se VMRO-DPMNE, apo grupi parlamentar i VMRO-DPMNE do t’i mbështes këto ndryshime kushtetuese në këto rrethana, atëherë ja publikisht po them se kjo nuk do të ndodh. Ne kemi pozicion të qartë”, tha Mickoski.
Mickoski gjithashtu ka falënderuar Komisionin Evropian për ndihmën financiare dhe shpreson në mbështetje edhe më të madhe.

“Çdo ndihmë është e mirëseardhur, pres që kjo ndihmë të thellohet në të ardhmen, që të ndërtohet hekurudha drejtë Bullgarisë, pres një grant edhe për këtë projekt. Pres që në vend të kërdisë dhe procedurave të dyshimta siç janë të ndërlidhura me ndërtimin e korridorit 8 dhe 10A, të kemi gjithashtu mbështetje financiare nga Komisioni Evropian, dhe të kemi një komponent të granteve me çka do të përmbyllej rruga Gostivar-Kërçovë, Tetovë-Gostivar”, deklaroi Mickoski.

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kuvend/Sot pyetjet e deputetëve

Story i radhës

Kovaçevski-Peach: Maqedonia e Veriut kontribuon në stabilitetin rajonal dhe evropian

Të fundit nga

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Pas pothuajse dy javë lançime e njoftime, OpenAI mbylli serinë e transmetimeve live 12-ditore duke dhënë një paraqite paraprake të modelit të ardhshëm. Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm
ShkoLartë