mickoski nuk perjashton protesta 62824e944f379

Mickoski nuk përjashton protesta

May 16, 2022
1 minut lexim
uploads thumbs resize 800x420 530213

Kryeministri Kovacevski të caktojë takim liderësh dhe këtë vjeshtë të dakordohet data për zgjedhje të parakohshme parlamentare – vazhdon të insistojë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke përsëritur se zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për dalje nga kriza.

Në mbrëmje mblidhen organet partiake, kurse në tavolinë janë të gjitha opsionet përfshirë edhe protestat – thotë Mickoski, duke u shprehur i prerë se nuk do të ketë braktisje të Kuvendit.

“Thirrje jemi duke bërë tashmë disa muaj dhë përgatitemi që të mos ketë provokime, kontaminime. Kemi plane shkojmë hap pas hapi. Por gjithçka është në tryezë, vetëm jo braktisja e Kuvendit. Këtë kënaqësi nuk do ta ketë kjo Qeveri, ta lëshojmë Kuvendin që ata të munden nga ligji për marihuanë e këtej të kalojnë gjithçka.” – deklaroi Mickoski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se VMRO-DPMNE-ja vepron gabimisht me bllokimin e Kuvendit dhe paralajmërimet për protesta. Ai tha se vendin e pret një dimër i vështirë kurse ka kërkuar nga deputetët e opozitës që të jenë konstruktiv.

“Vlerësoj se kjo është qasje absolutisht e gabueshme në kushte të tilla të krizës në Evropë. Qasja e VMRO-DPMNE-së është personale politike, me qëllim që të sigurojnë pozicione brendapartiake. Na pret një dimër i vështirë. Qeveria punon që çmimet mos te jenë të larta, bëjmë Ribalancin e Buxhetit. Bëj thirrje që deputetët të jenë në nivelin e përgjegjësisë”, deklaroi Kovaçevski.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka kërkuar reagimin e ndërkombëtarëve rreth rastit me Kryeparlamentarin Talat Xhaferi duke thënë se një interpelancë kundër tij nuk do të kishte sukses.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

sot eshte nje nder artistet me te njohur shqiptar a e njihni personazhin ne foto foto lajm 62824e4d2d0ad
Story i mëparshëm

Sot është një ndër artistët më të njohur shqiptar, a e njihni personazhin në foto? (FOTO LAJM)

nato nis manovrat ushtarake ne baltik me finlanden dhe suedine 62824f476a474
Story i radhës

NATO nis manovrat ushtarake në Baltik me Finlandën dhe Suedinë

Të fundit nga

Policia jep detaje lidhur me rastin në QKUK

Mbrëmjen e sotme një grua dyshohet të ketë bërë vetëvrasje në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e hetuesisë. Lidhur me këtë rast

LSDM kundër Sllaveskit si guvernator

19 Shkup, 22 maj – Opozitarja LSDM nuk do ta përkrahë propozimin që Trajko Sllaveski të jetë guvernatori i ri i Bankës popullore. Koordinatori i grupit të deputetëve Oliver Spasovski shpjegoi se
ShkoLartë