mickoski i kunderpergjigjet vuciqit deklaratat e tij i perkasin shekullit te kaluar 6a80e3224bb9b

Mickoski i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Deklaratat e tij i përkasin shekullit të kaluar

August 16, 2026
min lexim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i ka dhënë një përgjigje të ashpër presidentit serb Aleksandar Vuçiq, lidhur me pretendimet e tij kishtare ndaj Maqedonisë.

Për dallim nga përgjigja e butë e Kishës Ortodokse të Maqedonisë ndaj pretendimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiç se Kisha Ortodokse Serbe (KOS) është e njëjtë si në Bosnjë e Hercegovinë, ashtu edhe në Australi, Serbi dhe Maqedoni, kryeministri Mickoski u përgjigj drejtpërdrejt se Kisha Autoqefale Maqedonase është shtyllë e identitetit maqedonas, kurse deklaratat e presidentit serb i vlerësoi si midis atyre që i përkasin shekullit të kaluar, raporton Telma.

 

„Kisha Ortodokse Maqedonase – Arkipeshkvia e Ohrit Justiniana Prima përfaqëson diçka që është pjesa më e ndritur e identitetit ortodoks maqedonas. Natyrisht, ne kemi edhe maqedonas që janë të një besimi tjetër, nuk janë vetëm të besimit ortodoks, por si shtyllë e identitetit maqedonas, KPM-ja është diçka mbi të gjitha, për mua si person. Lloje të tilla deklaratash as nuk kam ndërmend t’i komentoj, e as nuk dua të hyj në ndonjë komunikim të përditshëm me paraqitje të tilla që më shumë i përkasin shekullit të kaluar,“ tha kryeministri.

 

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, me rastin e shënimit të viktimave të ofensivës kroate „Oluja“, tha se në Kishën Ortodokse Serbe (KOS) kanë ekzistuar „ide policentrike“ për federalizimin dhe konfederalizimin e KOS-it dhe se Kisha Serbe është një dhe e njëjtë në çdo vend të botës, transmeton portali Lideri.mk.

 

„Kisha Serbe është e njëjtë këtu në Mrkonjiç Grad, e njëjtë në Pirot, e njëjtë në Sidnei, e njëjtë në Shkup, e njëjtë në Frankfurt, në Melburn dhe në çdo vend tjetër të botës. Kështu edhe ne, duhet të dimë se cilat janë interesat vitale kombëtare,“ tha presidenti serb.

 

Kisha Ortodokse Maqedonase dje iu përgjigj pretendimeve të Vuçiçit me një fjalor të përmbajtur.

 

„Si bartëse legjitime e plotësisë hirit të Kishës së Parë, të Shenjtë, Komunitare dhe Apostolike, e në të njëjtën kohë edhe si pasardhëse e Justinianës së Parë dhe e Arkipeshkvisë së rindërtuar të Ohrit, KOM – AO realizon misionin e saj shpirtëror dhe baritor ndaj të gjithë të krishterëve ortodoksë në territorin e saj kanonik, pa asnjë kushtëzim nga përkatësia e tyre kombëtare, politike, kulturore apo etnike. Ungjilli i Krishtit, besimi në Ringjallje dhe mirëqenia e shpirtrave të besuar janë udhërrëfyesi kryesor dhe i vetëm në veprimtarinë e KPM – AO dhe ajo hedh poshtë të gjitha botët apo platformat politike e ideologjike, nga do që të vijnë.“

 

Pas më shumë se pesë dekadash përçarje (skizme), në maj të vitit 2022 ndodhi një kthesë në marrëdhëniet mes Kishës Ortodokse Maqedonase – Arkipeshkvia e Ohrit dhe Kishës Ortodokse Serbe.

 

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fundi i nje kapitulli bora zemani largohet nga top channel 6a80e07cb5d06
Lajmi i mëparshëm

Fundi i një kapitulli, Bora Zemani largohet nga Top Channel

sela per arben xhaferin edhe pse nuk eshte me mes nesh vepra e tij mbetet e gjalle 6a80e46f32570
Lajmi i radhës

Sela për Arbën Xhaferin: Edhe pse nuk është më mes nesh, vepra e tij mbetet e gjallë

Të fundit nga

ShkoLartë