Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela ka kujtuar jetën dhe veprën e Arbën Xhaferit, në 14 vjetorin e vdekjes së tij.
Postimi i plotë:
🕊️ 14 vjet pa Arbën Xhaferin
Sot të gjithë ndjejmë mungesën e tij, figurën e madhe të Arbën Xhaferit – intelektualin, politikanin dhe atdhetarin që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm.
Një mendje e kthjellët, një zë i mençur e i guximshëm që punoi e veproi për dinjitet, barazi dhe të drejta. Edhe pse nuk është më mes nesh, vepra e tij mbetet e gjallë.
I përjetshëm kujtimi për ty Kryetar,
Prehu në paqë!
Burimi: lajmpress.org


