zjarri ne hotelin ne vlore reagon policia gjashte pushues te lenduar pese prej tyre shtetas te kosoves 6a816b8e36a87

Zjarri në hotelin në Vlorë, reagon Policia: Gjashtë pushues të lënduar, pesë prej tyre shtetas të Kosovës

August 16, 2026
1 minut lexim

Një zjarr i rënë në orët e para të mëngjesit në hotel “Brooklyn” në lagjen “10 Korriku” në Vlorë ka lënë të lënduar gjashtë pushues. Pesë prej tyre janë shtetas të Kosovës, ndërsa një është nga Rrësheni.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, zjarri ka qenë aksidental dhe dyshohet se është shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të një frigoriferi në ambientet e restorantit. Dy prej të lënduarve kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore dhe janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Djegieve në Tiranë.

“Vlorë/ Informacion paraprak. Sot, rreth orës 04:05, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të një hoteli, në pronësi të shtetases M. A.

Si pasojë e zjarrit janë lënduar 6 pushues, (5 prej tyre shtetas të Kosovës dhe 1 shtetas nga Rrësheni).

Pesë nga të lënduarit janë transportuar për mjekim në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ku 2 prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore. Një shtetas po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.

Gjithashtu, nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale.

Nga veprimet hetimore të kryera, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se zjarri ka qenë aksidental, i shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit, i cili ndodhej në ambientet e restorantit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, shkruan Policia.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sela per arben xhaferin edhe pse nuk eshte me mes nesh vepra e tij mbetet e gjalle 6a80e46f32570
Lajmi i mëparshëm

Sela për Arbën Xhaferin: Edhe pse nuk është më mes nesh, vepra e tij mbetet e gjallë

6 te lenduar nga zjarri ne lungomare shefi i reanimacionit te vlores nje vajze me djegie 100 6a816bef50a31
Lajmi i radhës

6 të lënduar nga zjarri në Lungomare, shefi i Reanimacionit të Vlorës: Një vajzë me djegie 100%

Të fundit nga

Mot me diell dhe temperatura deri në 36°C

Sot moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike,
ShkoLartë